BOTA NË FOKUS | Rilindja arabe dhe epoka e naserizmit
-Një varg qeverish egjiptiane u përpoqën ta bindin Britaninë për ta rinegociuar traktatin e 1936-ës dhe për t’i tërhequr trupat e saj.
-Por edhe pse Britania i dha pavarësinë Indisë më 1947, nuk ishte e përgatitur për ta braktisur Kanalin e Suezit, e prandaj nuk ishte e gatshme t’i plotësonte kërkesat egjiptiane.
-Dështimi i qeverisë për të siguruar pavarësi të pakushtëzuar i shtoi tensionet brenda vendit dhe i dha zjarr zemërimit popullor kundër britanikëve dhe klasës sunduese egjiptiane.
-Shtylla tjetër e institucionit sundues, mbreti Faruk, dështoi po ashtu të frymëzonte besnikëri popullore. Sjellja skandaloze vetjake dhe bashkëshoqërimi i tij i ngushtë me humbjen poshtëruese të Egjiptit në luftën arabo-izraelite të viteve 1948-1949 ia nxinë emrin.
-Me mungesën e një udhëheqjeje të vendosur, Egjipti ra në një gjendje krize politike të vazhdueshme.
-Në këtë atmosferë të paqëndrueshme, Vëllazëria Muslimane i zgjeroi aktivitetet e veta dhe arriti kulmin e fuqisë së saj. Ajo deklaronte nga fundi i viteve 1940 mbi 500.000 anëtarë dhe shumë më tepër simpatizantë.
-Rënia e rendit ligjor në të Shtunën e Zezë shpejtoi fundin e sundimit të vjetër. Sido që regjimi mbijetoi për pak muaj, ai u rrëzua në orët e para të mëngjesit të 23 korrikut 1952, kur një grup oficerësh ushtarakë të rinj kryen një grusht shteti dhe morën në dorë qeverinë.
-Puçi, apo revolucioni i 1952-shit, siç do të quhej, u planifikua nga një grup oficerësh ushtarakë të rangjeve të ulëta, shumë prej të cilëve e kishin njohur njëri-tjetrin që nga fillimi i viteve 1940.
-Duke e quajtur veten Oficerët e Lirë, grupi u bashkua rreth një komiteti ekzekutiv prej nëntë (më vonë, katëmbêdhjetë) vetësh, të drejtuar nga kolonel Xhemal Abdunnasiri (1918-1970).
-Kriza e Suezit vuri në pah përplasjen midis imperializmit dhe dëshirës së arabëve për të ushtruar sovranitetin e tyre.
-Egiipti shtetëzoi Kanalin e Suezit më 26 korrik 1956, dhe Naseri shpalli se do t’i shfrytëzonte të ardhurat nga kanali për të financuar projektet e zhvillimit që Perëndimi nuk pranonte t’i mbështeste financiarisht.
-Ndërkohë që po bëheshin përpjekjet për të arritur një zgjidhje të negociuar të krizës së Suezit, Britania, Franca dhe Izraeli arritën një marrëveshje të fshehtë për veprim të përbashkët ushtarak kundër Egjiptit.
Avdi Bakiju /SHENJA/