‘Bota në fokus:’ Ngritja e shtetit Saudit, doktrina vehabite dhe identiteti arab

‘Bota në fokus:’ Ngritja e shtetit Saudit, doktrina vehabite dhe identiteti arab

-Origjinat e rendit të ri politik arab duhen gjetur te rilindja e lëvizjes vehabite nën udhëheqjen energjike të një luftëtari-shtetari të jashtëzakonshëm, Abdulaziz ibni Saudit (1881-1953).

-Aleanca e shekullit të tetëmbëdhjetë midis doktrinës reformiste puritane të Abdulvehabit dhe aftësisë ushtarake të shtëpisë së Saudit ka qenë dhe vazhdon të jet shtylla e shtetit Saudit edhe sot.

-Ndonëse pashai shqiptar Muhammed Aliu e shpërndau lëvizjen, ajo nuk u eliminua. Rilindja politike e vehabizmit nisi në vitin 1902, kur Ibni Saudi mori qytetin e Rijadit, fortesën e rivalëve të tij kryesorë në provincën e Nexhdit.

-Marrëveshja e pasluftës, në veçanti vënia nga Britania e bijve të Husejnit në fronet e Irakut dhe Transjordanisë, ngjalli dyshimet e Ibni Saudit se një federatë hashimite po e rrethonte atë.

-Ai i futi më 1924 luftëtarët e tij ihvanë në Hixhaz duke marrë Mekën dhe Medinën dhe duke e çuar Sherif Husejnin në mërgim.

-Arabia kishte një sundimtar të ri, të parin e shtëpisë së Saudit dhe të parin e urdhrit fetar vehabit; ajo ka qëndruar nën drejtimin e atyre forcave gjer në ditët e sotme.

-Britania, duke iu përgjigjur me të shpejtë realiteteve të reja të politikës arabe, negocioi një marrëveshje me Ibni Saudin më 1927.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING