‘Bota në fokus’: Nga janari në dhjetor, ja çfarë ndodhi në vitin 2023!

‘Bota në fokus’: Nga janari në dhjetor, ja çfarë ndodhi në vitin 2023!

Filloi me fatkeqësi natyrore dhe përfundoi me gjenocid. Viti 2023, nëse do mund ta përshkruanim me një fjalë ishte “vrasës”. Në shkurt Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrues të përmasave të frikshme që mori jetën e gati 60 mijë njerëzve dhe la shkatërrim kolosal pas vetes.

Në maj Serbia u trondit nga dy sulme me armë, njëri në një shkollë ku viktima ishin nxënësit ndërsa disa ditë më vonë njësulm tjetër poashtu i armatosur la disa të vdekur që së bashku me sulmin paraprak morën jetën e 18 personave. Poashtu në Maj, u kurorëzua mbreti Charles III i Britanisë, ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan fitoi edhe një mandat presidencial dhe partia e tij fitoi shumicën e ulëseve në parlament.

Gushti do të mbahet mend si muaji kur humbi jetën njeriu më i fuqishëm në Rusi pas Putinit, Jevgenij Prigozhin. Aksidenti ajror la shumë spekulime dhe mistere pasi Prigozhin, një mik i afërt i Putinit, u bë armiku i tij më i frikshëm.

Në shtator Maroku pësoi një goditje të rëndë nga tërmeti i fuqishëm që vrau 632 persona, plagosi shumë të tjerë dhe shkaktoi dëme të shumta materiale, Ndërkaq në Libi vërshimet shkaktuan mijëra vdekje dhe shkatërrim të një qyteti të tërë. E 24 Shtatori do të mbahet mend si fitorja e Kosovës ndaj terrorizmit kur lideri i serbëve të Kosovës, Milan Radojiçiq udhëhoqi një grup terroristësh në një sulm të dështuar ndaj sovranitetit të Kosovës duke lënë një polic të vdekur. Policia e Kosovës neutralizoi tre terroristë.

Që nga 10 Tetori, atëherë kur krahu i armatosur i Hamasit, Izedin el-Kasam sulmoi Izraelin, me datë 7 theu rrethimin më të pathyeshëm në botë dhe vrau 1200 izraelitë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore duke masakruar qindra civilë çdo ditë. Objektiv i ushtrisë izraelite e cila në Nëntor nisi invazionin tokësor të Gazës, ishin objektet civile, shtëpitë, spitalet, shkollat, ambulancat. Që nga 7 Tetori e deri më sot, Izraeli ka vrarë mbi 22 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, në gjenocidin që vazhdon edhe sot.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING