Bostoni është finalisti i parë në Lindje, fitore edhe për Dallasin

Bostoni është finalisti i parë në Lindje, fitore edhe për Dallasin

Boston Seltiks është ekipi i parë finalist i play off-it në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Bostonit fitoi 113-98 ndaj Klivlendit, duke fituar 4-1 serinë e takimeve, duke u rikthyer në finalet e Lindjes.
Në fushën e tij ekipi i Boston nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe merituar fitoren. 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Tatum me 25 pikë e 10 rebound si dhe Horford me 22 pikë e 15 kërcime.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Dallasit fitoi 104-91 në fushën e Oklahoma-s, duke udhëhequr 3-2 serinë dhe ka shannsin e artë të kualifikohet në finale. Një ndeshje e madhe për teksanët, që po kalojnë një moment të mirë.

Luka Donçiç konfirmoi se është lider në fushë për Dallas me një “triple double”, autor i 31 pikëve 10 kërcimeve e 11 asisteve. Mirë u paraqit edhe Xhouns Jr. me 19 pikë, ndërsa 30 pikët e Aleksander Shai për vendasit nuk mjaftuan për të fituar.

MARKETING