Boshkovski shpallet e pafajshëm për rastin “Fushata”

Boshkovski shpallet e pafajshëm për rastin “Fushata”

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkoski, mori aktgjykim lirues në rigjykimin e rastit “Fushata”. Aktgjykimin e ka shpallur sot këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale Shkup. Boshkoski akuzohej se i kishte marrë 7.3 milionë euro për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2011 nga një shtetas i huaj, i cili gjithashtu ishte një nga dëshmitarët kryesorë në këtë proces dhe ishte marrë në pyetje si dëshmitar i kërcënuar me pseudonimin Z 1. Megjithatë, ai nuk dëshmoi në rigjykim. Gjykatësja Ilievska-Josipoviq tha se gjykata ka tentuar ta thërrasë për të dëshmuar në dy raste, por pa sukses.  Ajo tha se në gjykimin e përsëritur, gjykata nuk ka mundur të vërtetojë se Boshkoski i ka marrë paratë nga një person i huaj.

Boshkoski u dënua me shtatë vjet burg në gjykimin e parë nga Gjykata Penale, dënim i cili më vonë u reduktua në pesë vjet nga Gjykata e Apelit. Boshkoski dënimin e ka vuajtur në “Idrizovë”, ndërsa në ndërkohë është ngritur procedura para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut  në Strasburg. Në qershor 2020, Strasburgu vendosi në favor të tij, duke argumentuar se e drejta e tij për një gjykim të drejtë ishte shkelur dhe duke deklaruar se kishte mungesë drejtësie gjatë procesit gjyqësor.

MARKETING