Borrell e dënon vrasjen e policit në veri, thotë se ka rrezik të vriten njerëz tjerë përreth Manastirit

Borrell e dënon vrasjen e policit në veri, thotë se ka rrezik të vriten njerëz tjerë përreth Manastirit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit tragjik në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë lënduar.

Borrelli ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth këtij sulmi, teksa autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë.

”Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.

”Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, ka kërkuar Borrell.

EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, ka thënë ai.
The EU condemns in the strongest possible terms the hideous attack against Kosovo Police officers in Banjska/Banjskë in the north of Kosovo.

MARKETING