Borell në Shkup: Me ndryshimet kushtetuese nuk humbni asgjë, do të bëheni pjesë e BE-së

Borell në Shkup: Me ndryshimet kushtetuese nuk humbni asgjë, do të bëheni pjesë e BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell, derisa komentoi ndryshimet kushtetuese, u shpreh se Maqedonia e Veriut me këtë rast nuk do të humb asgjë, përveç se do t’i afrohet më shumë BE-së.

Ai me këtë rast përmendi Kushtetutën e Kroacisë duke nënvizuar se në të përfshihen 22 bashkësi etnike.

“Duhet të punojmë që gjërat të ndodhin, duhet të punojmë, duhet të punojmë që gjerat të ndodhin. Republika e Maqedonisë së Veriut morri për obligim se do të ndryshoj Kushtetutën e saj dhe në të të përfshij dhe qytetarët që jetojnë në kufijtë e shtetit dhe që janë pjesë e nacionaliteteve tjera, siç janë bullgarët. Asgjë këtu nuk është e çuditshme, në rast se e marrim kushtetutën e Kroacisë do të shohim se në të janë 22 bashkësi të ndryshme etnike që jetojnë në shtet”.
“Mendoj e shteti juaj po jep shembull të mirë të një shoqërie multi-etnike, andaj ndryshimet kushtetuese vetëm se do ti përparojnë të drejtat themelore. Dhe nuk hamendem se me këtë do të ruhet identiteti maqedonas, njëkohësisht do të përparoj edhe procesi i integrimit. Ju nuk e rrezikoni identitetin tuaj, identiteti juaj do të jetë i mbrojtur. Nuk do të jeni më pak se kjo që jeni, por vetëm do të bëheni pjesë e BE-së”, tha Borell.

Ai sot së bashku me eurokomesarin për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi, ka qëndruar në Shkup, ku kanë kryesuar takimin e parë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

MARKETING