Boksieri i KB Çair, Arjan Iseni një hap afër medaljes në Kampionatin Europian

Boksieri i KB Çair, Arjan Iseni një hap afër medaljes në Kampionatin Europian

Boksieri i KB Çair dhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut në boks, Arjan Iseni sot ka regjistruar fitoren e dytë në kampionatin evropian i cili po mbahet në Beograd. Iseni ka mundur boksierin nga Armenia, Rafael Hovhansyan i cili njëherit është edhe nënkampion i Evropës.

Ndërkaq, Iseni meçin e radhës do ta ketë kundër boksierit serb Rastko Simic, teksa me një fitore eventuale boksieri i KB Çair siguron medaljen e bronztë dhe vazhdon rrugëtimin drejt finales për titullin kampion bote.

Kujtojmë që në meçin e parë Iseni mposhti grekun Michael Tsamalidis.

Ndryshe në këtë kampion evropian marrin pjesë 401 boksierë nga 33 shtete.

Vlen të përmendet që kryetari i klubit të boksit Çair, Jasin Lama ka mbështetur maksimalisht boksierët e këtij klubi duke u ofruar kushte optimale për stërvitje, me çka boksierët kanë shkëlqyer në garat vendore dhe ato ndërkombëtare. /SHENJA/

MARKETING