Boban Babunski, trajner i ri i Besës së Dobërdollit

Boban Babunski, trajner i ri i Besës së Dobërdollit

Skuadra e Besës së Dobërdollit ka emëruar zyrtarisht për trajner, Boban Babunskin. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi, ku përmes rrjeteve sociale ka komunikuar trajnerin e ri.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Boban Babunski. Besojmë se ai do të sjellë një frymë pozitive dhe energji të re në ekipin tonë, duke na ndihmuar në arritjen e qëllimeve për sezonin e ri”, shkruhet mes tjerash në njoftimin e klubit shqiptar.
Babunski është trajneri i tretë i Besës në këtë sezon, pasi para tij ishin edhe Aleksandar Tanevski si dhe Berat Imeri.
Babunski së fundmi ishte i angazhuar si ndihmës trajner te Shkupi, teksa më herët ka udhëhequr edhe ekipet si Pelisteri, Vardari, Pobeda dhe Rabotniçki. Ai gjithashtu një periudhë ka qenë edhe ndihmës seleksionues te përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut.

MARKETING