Blushi: Nikolloski në mbrojtje të së vërtetës për Metën, Taravari në linjë me Ramën

Blushi: Nikolloski në mbrojtje të së vërtetës për Metën, Taravari në linjë me Ramën

MARKETING

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur mirënjohje për zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, ndërsa ka kritikuar kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

MARKETING

Sample Image

Blushi falënderoi Nikolloskin për ngritjen në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut të çështjes që lidhet me, sipas tij, “burgosjen politike” të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai e cilësoi këtë si një qëndrim parimor dhe në funksion të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në të njëjtën deklaratë, Blushi shprehu keqardhje për qëndrimet e Taravarit, duke e akuzuar atë se po bëhet pjesë e një “narrative të qëllimshme dhe keqinformuese” në favor të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai shtoi se shpreson që kjo të jetë pasojë e keqinformimit dhe jo e një veprimi të qëllimshëm.

Në vijim reagimi i plotë i Blushit:

🇦🇱🤝🇲🇰 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐳𝐞𝐦𝐞̈𝐫𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐙𝐯/𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐙. 𝐀𝐥𝐞𝐤𝐬𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐨𝐬𝐤𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬, 𝐙. 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐓𝐚𝐫𝐚𝐯𝐚𝐫𝐢

Në emër të Partisë së Lirisë, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin e sinqertë për qëndrimin parimor të Zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Z. Aleksandar Nikoloski, i cili për herë të dytë në një kohë të shkurtër ka ngritur në Parlament çështjen e rrëmbimit të dhunshëm kriminal dhe burgosjes politike të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta.
Dua ta falenderoj për vullnetin e tij personal dhe politik të shprehur nga tribuna e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për domosdoshmërinë e forcimit të pandalshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve tona fqinje.
Në kontrast të plotë, është për të ardhur keq që Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Z. Arben Taravari, ka zgjedhur të bëhet pjesë e një narrative të qëllimshme, dashakeqe, keqinformuese dhe SOROSISTE, që i shërben vetëm interesave politike të Edi Ramës.
Do të doja të besoja se kjo vjen si pasojë e keqinformimit të tij dhe jo e keqpërdorimit të qëllimshëm.
Megjithatë, kur pretendohet nga Z. Taravari se pas rrëmbimit kriminal të Presidentit Meta qëndrojnë SHBA dhe BE, një sqarim bëhet i domosdoshëm.
Të vetmit “amerikanë” që mund të përmenden në këtë kontekst janë individë, një kriminel i njohur botërisht si i korruptuar nga Edi Rama, si Charles McGonigal dhe të tjerë që mund të përballen me drejtësinë amerikane dhe mund të përfundojnë në burg si ai.
Po ashtu, të vetmit “europianë” që mund të lidhen me këtë çështje janë figura të diskredituara, të përfshira në afera dhe me probleme të hapura ligjore, si Znj. Mogherini, e cila jo vetëm ka probleme me drejtësinë europiane, por duhet hetuar edhe këtu për Kampusin e Tiranës, që i ka falur Edi Rama duke përzënë studentët nga Tirana në Durrës.
Po kështu ju kujtoj se ishte Znj. Mogherni që në kundërshtim me gjithë historinë dhe vlerat e Bashkimit Europian, hapi temën e ndryshimit të kufijve, për të gjymtuar Kosovën,

I nderuar Z. Taravari,
Ilir Meta është një burrë shteti dhe një patriot i palëkundur, kontributi i të cilit për çështjen kombëtare, për paqen, stabilitetin dhe përparimin në rajon, veçanërisht për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, është mëse i njohur, i dokumentuar, i vlerësuar dhe i padiskutueshëm.

Mjafton t’ju kujtoj rolin e tij historik si Kryeministër gjatë krizës në Maqedoni dhe angazhimin vendimtar për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, për bashkimin e gjithë faktorit shqiptar dhe për realizimin e saj, siç është fakt historik që Ilir Meta si Kryeministër dhe i ndjeri Presidentit Trajkovski janë pritur në të njëjtën kohën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC nga Presidenti Bush.
E kuptoj se nuk jam në pozicion për t’ju dhënë këshilla, por në frymën e një komunikimi të sinqertë dhe vëllazëror, do t’ju sugjeroja të mos bëheni pjesë e keqpërdorimeve politike, pasi Edi Rama ka dëshmuar në mënyrë të përsëritur se është i gatshëm të instrumentalizojë këdo, të tallet dhe ta keqpërdorë pa mëshirë për interesat e tij, siç ka bërë në të kaluarën me shumë “ish-shokë” të tij. E shkruaj në thonjza sepse të vetmin shok të sinqertë, Edi Rama ka veten e tij.
Duke e falënderuar edhe një herë Z. Nikoloski për qëndrimin e tij të qartë parimor, plot dinjitet, me karakter dhe të guximshëm, më lejoni të theksoj një fakt domethënës: vetë Z. Meta i ka kërkuar që të mos e ngrejë këtë çështje, ndonëse askush nuk mund të pengohet të shprehë bindjet e tij.

Po ashtu, as ne nuk mund t’ju pengojmë ju, Z. Taravari, të ndiqni rrugën që keni zgjedhur, edhe nëse ajo nënkupton të bëheni me vetëdije pjesë e një keqpërdorimi politik nga Edi Rama.
Në rast se kërkoni të jeni objektiv në qëndrimet tuaja, ne jemi të hapur t’ju vendosim në dispozicion gjithë informacionin e nevojshëm.
Marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe fqinjësisë së mirë të Republikës së Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut në asnjë rast nuk do mund të kompromentohen nga interesat okulte dhe vasalitetet e paprincipta mes individëve apo politikanëve të caktuar, këtej dhe andej kufirit.

MARKETING