Bllokohet kamioni me targa maqedonase që trasportonte armë në Izrael

Bllokohet kamioni me targa maqedonase që trasportonte armë në Izrael

Në portin grek në Pire është bllokuar ngarkimi e një kontejneri me 21 tonë municion në Izrael, i cili ishte sjellë me kamionë me targa të Maqedonisë së Veriut. Aktivistë grekë të paqes kanë bërë këtë akt duke reaguar kundër gjenocidit izraelit në Rripin e Gazës.

Ngarkesa ishte planifikuar të ngarkohej në një anije që lundronte nën flamurin e Ishujve Marshall dhe të transportohej në Izrael. “Është koha të bërtasim me zë të lartë se nuk do të lejojmë që porti i Pireut të bëhet trampolinë lufte. Ne po luftojmë për paqen. Ne i themi ‘jo’ pjesëmarrjes së Greqisë në luftë. Vrasës largohuni nga porti”, theksohet në deklaratën e sindikatës së punëtorëve të portit.  Kamioni me ngarkesë ndodhet pranë autoriteteve portuale dhe ka nisur hetimi për ngjarjen. Për kreun e sindikatës është lëshuar një urdhër arresti. Kontejneri kishte një leje të vlefshme tranziti, tha një zyrtar i rojes bregdetare. /SHENJA/

MARKETING