Blinken: Muslimanët shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar në besimin fetar

Blinken: Muslimanët shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar në besimin fetar

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken me rastin e 15 Marsit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë deklaroi se muslimanët në mbarë botën shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar në besimin fetar, raporton Anadolu.

Ai tha se tha se çdokush në çdo vend ka lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë dhe besimit, madje edhe mosbesimit dhe ndryshimin e besimit.

Duke tërhequr vëmendjen se muslimanët në mbarë botën shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar në besimin fetar, ai tha se “Çdo individ qoftë individualisht, qoftë si shoqëri, posedon lirinë e shprehjes, zbatimit dhe mësimit të bindjeve të tyre në mënyrë të hapur ose privatisht”.

“Sot ua tërheqim vëmendjen për persona që arrestohen, burgosen madje edhe vriten për arsye se identifikojnë veten si muslimanë ose kryejnë adhurimet e tyre në mbarë botën. SHBA-ja do të vazhdojë të mbrojë njerëzit që të jetojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Përderisa muslimanët në mbarë botën përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit, le të përpiqemi të luftojmë urrejtjen në SHBA dhe vende të tjera”, theksoi Blinken.

OKB-ja në vitin 2022 shpalli 15 Marsin si Dita Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë.

MARKETING