Blerton Sheji largohet nga Shkupi, firmos me Dritën

Blerton Sheji largohet nga Shkupi, firmos me Dritën

Mbrojtësi i majtë, Blerton Sheji sezonin e ri do të luaj në Superligën e Kosovës. Futbollisti nga Struga është larguar nga skuadra e Shkupit dhe ka firmosur kontratë tre vjeçare me Dritën e Gjilanit, me këta të fundit që kanë zyrtarizuar dhe prezantuar sot mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut. Blerton Sheji te Drita do të jetë nën urdhërat e trajnerit shkupjan Zekirija Ramadani. Sheji tre vitet e fundit ishte pjesë e Shkupit, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Strugën. Ai gjithashtu ka qenë pjesë standart e përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut.

MARKETING