Blerim Bexheti – Izet Mexhitit: Ne nuk festojmë humbjen ashtu siç bënin serbët!
Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, në një takim të sontëm me aktivistët e VLEN-it, i dërgoi mesazh Blerim Bexhetit duke i thënë “më le në lloç, mu në mes të rrugës dhe votuesit ta treguan vendin”.
Për këtë ka reaguar Blerim Bexheti, ndërsa më poshtë e gjeni reagimin e plotë të tij:
“Izeti bashkë me Bilallin, Taravarin dhe Afrimin festojnë për fitoren e bllokut maqedonas me servilizëm ashtu siç bënte dikur Izeti ndaj Zaevit, unë jam krenarë me të gjith ata që më kanë përkrahur për fitoren e madhe nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, nuk bëhem servil i asnjë partie maqedone përveç se partner politik.
Ne nuk festojmë për humbjen ashtu siç bënin Serbët dikur për të falsifikuar historinë.
Çfarë do të presin shqiptarët nga ju, kur nuk doni të respektoni verdiktin e shumicës shqiptare!?”