(VIDEO) Blerësit: Çmimet e kurbanave sivjet janë “zjarrm”!

(VIDEO) Blerësit: Çmimet e kurbanave sivjet janë “zjarrm”!

Besimtarët po bëjnë përgatitjet e fundit për festën e Kurban Bajramit. Një nga simbolet e kësaj feste është edhe therrja e Kurbanit, e në vigjilje të kësaj feste, TV Shenja ka vizituar tregun e kafshëve ku besimtarët kishin shkuar për të shitur e një pjesë tjetër kishin ardhur për të blerë Kurbanin.

MARKETING

Numri i personave që kishin dalur për të blerë ishte relativisht i ulët.

Tv Shenja bisedoi me një person që kishte ardhur për të blerë kurban. Si shumica, edhe ai ankohej se çmimet janë shumë të larta.

BLERËS

Kena plan me ble një kurban. Çmimet zjarr qenkan, 300 euro 15 kilogram mish. 15 kilogram mish nga 500 denarë le të bjënë 100 euro, a kështu 300 euro.

Çmimet u duken të arsyeshme shitësve, ata thonë se kurbanet i meritojnë këto çmime megjithse ankohen se numri i blerësve po ulet për çdo vit e më tepër.

SHITËS

Nuk kamë shitur asnjë, nuk ka njerëz, nuk ka blerës, tregu është shumë i dobët, sollëm kurbane për të shitur, por nuk ka blerës. Çmimet sillen nga 300, 350 deri më 400 euro, varet nga Kurbani, por nuk ka njerëz.

SHITËS

Shesim kurbane, por nuk ecë, nuk jam i kënaqur, dobët. Ska interesim. Çmimet varet sipas kurbanit, ama nuk blejnë. Nuk ka interesim se japim tek shoqatat

SHITËS

Është vështirë, çmimet varësisht, 300-350 euro, varet nga Kurbani. Unë aktualisht shesh dash. Interesi është i ulët, Зdo vit shkon dobët e më dobët.

Ndonëse në tregje, çmimet janë të larta, ofertat për Kurbane tregun online kanë dallime të mëdha. E kur jemi tek kurbani, institucionet relevante kanë caktuar edhe pikat se ku qytetarët mund t’i hedhin mbetjet e kurbaneve. Kësisoi, Komuna e Çairit ka njoftuar se qytetarët mbetjet mund t’i hedhin në tre lokacione në të cilat nga ana e Higjienës Komunale do të vendosen kontejner të posaçëm në: Seravë – pranë objektit Premium, Në Duqanxhik – pranë Teqes, në Çair – pranë Xhamisë së re. Mevludin Ademi /SHENJA/

MARKETING