Blerant Ramadani merr sugjerime edhe nga turistët anglez! Çfarë do kishin dashur të shohin ne Matkë!

Blerant Ramadani merr sugjerime edhe nga turistët anglez! Çfarë do kishin dashur të shohin ne Matkë!

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, zhvilloi një aktivitet me të rinjtë në kanionin e Matkës, ku bashkëbisedoi edhe me turistë të huaj.

Gjatë bisedave me turistët, Ramadani kërkoi mendimet dhe sugjerimet e tyre për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e ofertës turistike. Njëri prej turistëve theksoi rëndësinë e promovimit të bukurive natyrore dhe inkurajimit të shetitjeve panoramike.

“Bukuria natyrore është me të vërtetë e madhe dhe mendoj se do t’i inkurajonit shetitjet panoramike atje, atëherë do të ishte shumë mirë për turistët,” i tha një turist i huaj – Ramadanit.

Ky aktivitet, sipas Ramadanit, është pjesë e angazhimit të tij për të dëgjuar qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët, me qëllim që Komuna e Sarajit të shndërrohet në një destinacion më tërheqës turistik dhe më gjithëpërfshirës.

MARKETING