Bislimoski: Kapacitet i ri prej 300 MW nga burime të rinovueshme të energjisë do të lidhet në rrjet gjatë këtij viti

Bislimoski: Kapacitet i ri prej 300 MW nga burime të rinovueshme të energjisë do të lidhet në rrjet gjatë këtij viti

Kapaciteti i ri maksimal prej 300 megavat orë nga burimet e rinovueshme të energjisë, pritet të lidhet në rrjet gjatë këtij viti, që paraqet dyfishin e vitit të kaluar, paralajmëroi Marko Bislimoski, njeriu i parë i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) dhe kryetari i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik në Samitin Energjetik në Neum, Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas Bislimoskit, me këtë tempo të investimeve për prodhimin e rrymës nga burimet e rinovueshme të energjisë, për një vit e gjysmë, vendi i ka arritur qëllimet e skenarit të gjelbër, të cilat duhet të arrihen deri në vitin 2040 nga Strategjia Energjetike.

Tani, ne duhet ta shqyrtojmë Strategjinë Energjetike në këtë pjesë, pasi rrethanat në krizën energjetike, e ndryshuan në mënyrë drastike tempon e realizimit të investimeve për prodhimin e rrymës nga dielli, era dhe uji, tha Bislimoski.

Në panel, Bislimoski и ndau përvojat e vendit që i ka në pjesën e Пlanit kombëtar për energjetikë dhe ndryshime klimatike.

Ai, siç njofton KRRE, theksoi se dekarbonizimi është pjesë e tranzicionit energjetik pasi rezervat e qymyrit po shpenzohen, ndërsa prodhimi është ridestinuar kah kapacitetet nga burimet e rinovueshme dhe kah prodhimi i energjisë elektrike dhe termike nga impiantet e kombinuara me efikasitet të lartë.

„Në rrjetin tonë janë lidhur kapacitete prodhuese me kapacitet të instaluar prej 2000 MW, ndërsa në këtë moment, interesi për investime në burimet e rinovueshme të energjisë është katër herë më i lartë dhe arrin kapacitet të instaluar prej 8000 MW, prej të cilave më së shumti janë investime në centrale fotovoltaike dhe centrale elektrike të erës. Zgjidhja shihet në bateritë, për të cilat tani punojmë për vendosjen e rregullave dhe procedurës. Bateritë dhe realizimi i HCE Çebren, do të shërbejnë për balancimin e sistemit elektroenergjetik në vend. Ky është realiteti në procesin e tranzicionit, kah i cili është orientuar shteti në mënyrë strategjike dhe me plan. Padyshim do të kemi normalitet të ri – nga një vend, i cili deri tani ka prodhim vendor të rrymës, i cili në mënyrë dominante bazohet në qymyr, tani do të kemi prodhim nga burimet e rinovueshme,“ deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Samitin Energjetik në Neum e hapi ambasadori i SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë Majk Marfi, ndërsa në panele morën pjesë ekspertë nga sektori energjetik, mes të cilëve edhe Artur Lorkovski, drejtori i Komunitetit Energjetik.

MARKETING