Biljana Angellova rizgjedhet rektore e USHCM-së
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup (UKIM).
Zgjedhjet u mbajtën sot nga ora 12:00 deri në 14:00, ku stafi mësimor dhe shkencor i njësive të universitetit votoi me votim të fshehtë për njërin nga dy kandidatët: Biljana Angellova dhe Darko Danev, profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Sipas procesverbalit, Angellova fitoi 2.924 pikë, ndërsa kundërkandidati i saj Danev 2.675 pikë.
Sipas vendimit të Komisionit zgjedhor, mandati i dytë i Angellovës si rektore do të zgjasë nga 16 shtatori 2026 deri më 15 shtator 2029.

