Bie prodhimi industrial për muajin janar

Bie prodhimi industrial për muajin janar

Prodhimi industrial në janar të këtij viti, në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar shënon ulje për 2.3 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në janar 2023, krahasuar me janarin 2022, shënoi një rritje prej 2.4%, në sektorin e industrisë përpunuese shënoi rënie prej 5.0%, dhe në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gazit, me avull. dhe ajrit të kondicionuar një rritje prej 23,0 %.

Rënia në sektorin e industrisë përpunuese është rezultat, mbi të gjitha, i reduktimit të prodhimit në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve të gomës dhe produkteve nga masa plastike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në janar 2023, krahasuar me janarin 2022, ka shënuar rritje te Energjia me 15,1 %, Mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 9,0 % dhe Mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm me 6,2 %, ndërsa rënie është shënuar tek produktet e ndërmjetme me përjashtim të energjisë për 15.1% dhe produkteve kapitale për 2.6%.

MARKETING