Biden do të flasë me Zelenskyn për raketat me rreze të gjatë
Presidenti amerikan Joe Biden do të bisedojë drejtpërdrejt me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me çështjen e lejimit të përdorimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, ka njoftuar këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan.
Duke folur në nga distanca në një konferencë në Kiev, Jake Sullivan tha se çështja nëse Ukrainës do t’i jepet leje nga vendet perëndimore për të përdorur armët e tyre për të nisur sulme thellë në Rusi, ishte objekt i “konsultimeve intensive” midis aleatëve, transmeton Telegrafi.
Ai tha se Biden do të flasë me presidentit ukrainas lidhur me armët, dhe për pakon e re të ndihmës nga Uashingtoni në të cilën është duke punuar dhe t’ia dorëzojë Ukrainës.
“Unë mendoj se ne kemi nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse për sukses në këtë luftë dhe kjo është ajo që presidenti Zelensky thotë se po e sjell”, tha Sullivan, duke shtuar se presidenti Biden është “i etur për atë bisedë”. /Telegrafi/