Bexheti: Mexhiti e Taravari shijojnë vikendin nëpër shtëpitë e tyre, asnjë shqiptar nga qeveria në samitin e NATO-s në Uashington

Bexheti: Mexhiti e Taravari shijojnë vikendin nëpër shtëpitë e tyre, asnjë shqiptar nga qeveria në samitin e NATO-s në Uashington

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka kritikuar qeverinë e re, pasi sipas tij, në Samitin e NATO-s në SHBA, në delegacionin e Maqedonisë së Veriut, nuk ka asnjë shqiptar.
“Hristijan Mickovski, Timcho Mucunski, Pançe Toshkovski dhe Vllado Misajlovski pjesmarrës në samitin e NATO-s në Washington, ndërsa hizmeqarët si zv.kryeministri që nuk është i parë Izet Mexhiti (xhentellmen) dhe Arben Taravari shijojnë vikendin nëpër shtëpitë e tyre duke i lënë shqiptarët të pa përfaqësuar në samitin e NATO-s! Kështu është kur nuk ke legjitimitet, nuk konsiderohesh aspak! Ndryshimi erdhi – zullumi erdhi!

MARKETING