Besa e Dobërdollit zyrtarisht kampion i Ligës së Dytë

Pasi siguroi javë më parë biletën për në elitë, Besa e Dobërdollit sot edhe zyrtarisht është shpallur kampion edhe në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
MARKETING
Besa e Dobërdollit me stil kampioni sot deklasoi Teteksin me rezultatin 7:0.
Ndërkaq biletë për në Ligën e Parë siguroi edhe Pelisteri, pasi sot mposhti Bashkimin e Kumanovës me shifrat 2:1.
Në ndeshjet tjera më interesante Arsimi i Çegranit mundi 3:0 Pobedën, Osogova fitoi 2:1 Skopjen, ndërsa Bellasica barazoi pa gola me Vardar Negotinën. /SHENJA/