Besa e Dobërdollit ndahet me trajnerin Aleksandar Tanevski!

Besa e Dobërdollit ndahet me trajnerin Aleksandar Tanevski!

Aleksandar Tanevski edhe zyrtarisht nuk është trajner i Besës së Dobërdollit. Lajmin e ka konfirmuar klubi i Besës me anë të një komunikate zyrtare në të cilët njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me 41 vjeçarin. Tanevski udhëhoqi Besën drejt ngjitjes historike në elitë, megjithatë starti i dobët në kampionat ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për ndryshim. Ndryshe Besa e Dobërdollit mban pozitën e 9-të në renditjen e përgjithshme, me vetëm një fitore një barazim dhe tri humbje. /SHENJA/

MARKETING