Beqiri dhe Totre flasin para duelit me Noah në Konferencë Ligë (VIDEO)

Beqiri dhe Totre flasin para duelit me Noah në Konferencë Ligë (VIDEO)

Shkëndija të enjten në orën 18:00 në Abovyan të Armenisë zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së parë të eliminatoreve të UEFA Europa Conference League përballë FC Noah. Para ndeshjes në konferencën për shtyp kanë folur trajneri i kuqezinjëve Jeton Beqiri dhe kapiteni Ennur Totre.

Jeton Beqiri: “Ne kemi informacione sa i përket futbollit armen, për shkak se ekipet tona dhe konkretisht Shkëndija disa herë është përballur me ekipe të Armenisë. Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Maqedonisë ka pasur ndeshje me ekipin përfaqësues të Armenisë, por megjithatë këto janë ndeshje specifike, ku bëhen edhe analiza specifike për shkak të ndryshimeve të shumta që ndodhin nëpër skuadra dhe normalisht ne jemi të fokusuar konkretisht në ekipin e Noas dhe kemi respekt maksimal për futbollin armen në përgjithësi.”

Ennur Totre: “Realisht ne kemi pasur edhe para disa viteve disa ndeshje me ekipet nga Armenia. Do të thotë nuk e njohim mirë futbollin armen, por jemi përballur ekipe nga vendi juaj. Ajo që dijmë për ekipin e Noas është se hera e parë luan në Europë. Ne e kemi analizuar dhe ne besoj se do të japim maksimumin dhe të kthehemi me një rezultat pozitiv.”

Jeton Beqiri: “Ne jemi përgatitur që të bëjmë maksimumin dhe normalisht na vështirëson punën mundësia që ekipi kundërshtar ka afruar shumë futbollist dhe kanë marrë shumë futbollist dhe nuk është e lehtë në këto situata të bëhen analiza shumë të përpikëta, por megjithatë ne do të bëjmë maksimumin, jemi ekip që 10 vitet e fundit luajmë me sukses në Europë dhe e kemi për detyrë që të mundohemi dhe të japim maksimumin që të bëjmë paraqitje sa më të mirë.”

Ennur Totre: “Realisht ne e kemi analizuar gjithë ekipin, por më shumë informacione kemi për Erald Çinarin, ai ka qenë bashkëlojtari im dhe e njoh më shumë.”

MARKETING