Begaj nga Manastiri: Gjuha amtare është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 115-vjetorin e alfabetit shqip, ka thënë se gjuha amtare është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar.
Begaj theksoi se manastiri bëri bashkë të gjithë për gjuhën që kemi sot.
“Në 115 vjetorin e alfabetit shqip, në Manastirin e shenjtë të shqipes që bëri bashkë gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë për abecene që kemi sot”, shkroi Begaj.
“Ta ruash dhe të lëvrosh gjuhën amtare nuk është thjesht një thirrje për ruajtjen e një trashëgimie kulturore”.
“Ajo është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar”.