BE-ja bën thirrje për uljen e tensioneve në Kudsin Lindor dhe Izrael

Bashkimi Evropian (BE) deklaroi se tensionet në rritje në Izrael dhe territoret palestineze nën pushtim janë shqetësuese dhe se palët duhet të ulin tensionet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dha deklarata të ndara lidhur me ngjarjet ku 9 palestinezë humbën jetën në bastisjen që ushtria izraelite kreu në mëngjesin e një dite më parë në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor nën pushtim dhe për sulmin ndaj një sinagoge në Kudslin Lindor ku humbën jetën 7 persona.

“Në Bregun Perëndimor bashkë me ngjarjen në Jenin ka arritur në 30 numri i palestinezëve që kanë humbur jetën. Bashkë me sulmet e fundit terroriste, BE-ja i kupton shqetësimet legjitime për siguri të Izraelit por përdorimi i forcës që shkakton vdekje duhet të jetë vetëm zgjidhja e fundit që duhet të zbatohet”, tha Borrell.

Ai tha se BE-ja është e shqetësuar për tensionet në rritje në Izrael dhe në territoret palestineze nën pushtim dhe se i bëjnë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë çdo gjë të nevojshme për të ulur tensionet.

Borrell edhe në një deklaratë lidhur me sulmin ndaj sinagogës në Kudsin Lindor tha se dënojnë fuqimisht “veprime të tilla të urrejtjes dhe të dhunës jologjike”.

“Ngjarje të tilla theksojnë rëndësinë e rifillimit të bisedimeve të paqes. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos reagojnë ndaj provokimeve”, tha ai.

MARKETING