BDI: “Tetori i Referendumit” është ora e zgjimit kombëtar!

BDI: “Tetori i Referendumit” është ora e zgjimit kombëtar!

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka nisur me parafushatën e zgjedhjeve lokale, duke theksuar që në Tetor do të ketë referendum kombëtar.

Partia e Ahmetit, këtë mobilizim e ka cilësuar si “Tetori i Referendumit”, ora e zgjimit kombëtar!

Komunikata e plotë e Bashkimit Demokratik për Integrim:

Tetori është shumë më shumë se muaji i zgjedhjeve, tetori është Referendum për Nderin, Dinjitetin dhe të Ardhmen tonë!

Të drejtat që u fituan me sakrificë e gjak po shiten me pazare të turpshme për kolltuqe. Në emër të “bashkëqeverisjes”, Shqiptarët po shtypen, po përbuzën dhe po detyrohen të heshtin, por heshtja sot është bashkëfajësi nesër!
Ky nuk është më një rrezik politik, por është poshtërim Kombëtar!

“Tetori i Referendumit” është ora e zgjimit kombëtar!

Është ora e fillimit të një kapitulli të ri Euro-Integrues!
Është ora e ndërtimit të një bashkëjetese të ndershme, pa hile e pa mashtrime!
Është ora e rritjes së perspektivës ekonomike për të gjithë!
Është ora e realizimit të ëndrrave të gjeneratave të reja që kërkojnë dinjitet në vendin e tyre!
Është ora e kthimit të Maqedonisë drejt familjes së madhe evropiane, me Shqiptarët të barabartë, jo të nëpërkëmbur!

Në Tetor, nuk votojmë, në Tetor ngrihemi!

Në Tetor jo vetëm që zgjedhim, por vendosim për Dinjitetin tonë!

MARKETING