BDI: Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë, por përsëri e përjashtoi gjuhën shqipe – provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

BDI: Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë, por përsëri e përjashtoi gjuhën shqipe – provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

BDI ka reaguar pasi Qyteti i Shkupit bëri korrigjime në tabelat hyrëse të kryeqytetit, duke theksuar se, pavarësisht ndryshimeve, gjuha shqipe vazhdon të mos jetë e përfshirë.

“Pas reagimeve publike, Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë në tabelat hyrëse, duke dëshmuar se kishte mundësi të ndërhynte menjëherë. Megjithatë, edhe pas korrigjimit, gjuha shqipe vazhdon të mungojë.

Kjo tregon se bëhet fjalë për një vendim të vetëdijshëm për ta injoruar gjuhën shqipe dhe karakterin shumëetnik të Shkupit. Në një qytet dygjuhësh, përjashtimi i shqipes nga mbishkrimet zyrtare përbën provokim të rëndë politik dhe institucional dhe shkelje ligjore.

BDI kërkon korrigjimin e menjëhershëm të tabelave dhe vendosjen e gjuhës shqipe, në përputhje me ligjin dhe realitetin e Shkupit.

Nëse nuk zbatohet ligji, do t’i ndërmarrim të gjitha masat ligjore, institucionale dhe demokratike për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të dinjitetit të shqiptarëve.

Përgjegjësia politike për këtë model të vazhdueshëm të injorimit të shqiptarëve bie mbi VLEN-in, të cilët me vasalitetin e tyre kanë krijuar bindjen se interesat dhe të drejtat e shqiptarëve mund të shkelen pa asnjë pasojë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

MARKETING