BDI: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një mashtrim institucional

BDI: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një mashtrim institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim në nj kumtesë për media reagon ndaj miratimit në Qeveri të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili sipas tyre, përbën një farsë institucionale dhe jo një instrument të vërtetë për barazi.

MARKETING

“Më skandaloze është fakti që edhe anëtari shqiptar i grupit punues, prof. dr. Mersim Maksuti, ka refuzuar publikisht këtë ligj, duke dhënë një mendim të ndarë dhe profesional, në të cilin e vlerëson këtë propozim si skandaloz, antikushtetues dhe jopraktik. Ligji nuk garanton kuota për komunitetet më pak të përfaqësuara, siç e kërkon Kushtetuta dhe Amendamenti VI, por i relativizon të drejtat kolektive me pretekste si “profesionalizëm” dhe “kompetencë””.

“Mekanizmi i zbatimit është i paralizuar që në start, pasi i lë të gjitha përgjegjësitë një “Trupi Koordinues” pa kompetencë mbikëqyrëse, pa drejtim politik të garantuar, dhe pa fuqi për të propozuar masa ndëshkuese ndaj institucioneve që nuk e zbatojnë ligjin. Ligji është bërë sipas apetiteve të Karakamishevës, e jo në përputhje me nevojat reale të qytetarëve të pambrojtur nga diskriminimi. Është miratuar vetëm për t’u dërguar në Komisionin e Venecias, dhe jo për të hyrë në Kuvend për debat demokratik”.

“Ky propozim shmang sanksionimin ligjor të moszbatimit, duke mos parashikuar asnjë formë përgjegjësie institucionale apo juridike për shkelësit e tij. Kjo e kthen në një dokument propagandistik, pa vlerë ligjore dhe efekt praktik. Duke u fshehur pas një interpretimi të diskutueshëm të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria shmang qëllimisht afirmimin e kuotave dhe përfaqësimit të drejtë si aksion afirmativ i garantuar me Kushtetutë”, thonë nga BDI.

MARKETING