BDI nesër nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim me PDSH-në dhe PDE-në

BDI nesër nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim me PDSH-në dhe PDE-në

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike Evropiane (PDE), nesër, e hënë, në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Nesër, e hënë, 25 mars 2024, me fillim në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në qendër të Tetovës, mbahet konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Partine Demokratike Shqiptare dhe Partinë Demokratike Europiane”, thonë nga BDI.

MARKETING