BDI: Mexhiti dhe Taravari u lavdëruan publikisht për lirimin e Blerim Ramadanit

BDI: Mexhiti dhe Taravari u lavdëruan publikisht për lirimin e Blerim Ramadanit

BDI në një komunikatë për media kanë thënë se Izet Mexhiti dhe Arben Taravari janë lavdëruar për lirimin e Blerim Ramadanit, ish ushtarit të UCK-së.
“Me postime lavdëruese në profilet e tyre në Facebook, xhentëllmeni dhe ndërtuesi sipërmarrës Izet Mexhiti dhe doktor % Arben Taravari, nxituan ti marrin meritat për “lirimin” e ish ushtarit të UÇKsë.
MPB dhr Prokuroria duhet ti marrë në pyetje dhe ti mban të përgjegjshëm për rolin e tyre në “lirimin” e Ramadanit!
A pajtohen në veçanti Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku, me VMRO DPMNE që gjykatësi Pajazit Pajaziti është përgjegjës për ikjen? A po konsiderojnë aë përgjegjesi ka MPB si në gjithë botën?
Si e komentojnë Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku vendimin e Gjykatës Supreme që rrezikon të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të ekstradohen në Serbi?
Mungesa e legjitimitetit zgjedhor që rrjedh nga vullneti i popullit të bën të preferuar të VMROsë, por të lë të pafuqishëm dhe të bën veçse shërbëtor, hyzmeçar, pa pikë dinjiteti”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

MARKETING