BDI: Më pak se 40 shqiptarë në mesin e 549 policëve të rinj

BDI: Më pak se 40 shqiptarë në mesin e 549 policëve të rinj

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë reaguar ndaj të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), duke shprehur shqetësim për përfaqësimin e shqiptarëve në polici.

MARKETING

Description of image

Sipas BDI-së, nga gjithsej 549 policë të rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë, që përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm.

Nga kjo parti theksojnë se disproporcioni është vërejtur edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë, ku nga 30 policët e dekoruar si më të mirët, vetëm një ishte shqiptar.

“Policia ishte një nga institucionet kryesore ku Marrëveshja e Ohrit solli ndryshim të thellë në përfaqësimin e shqiptarëve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u vendos si standard kushtetues pikërisht për të siguruar që institucionet shtetërore ta reflektojnë karakterin multietnik të vendit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas tyre, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, këto të dhëna tregojnë, siç pretendojnë, një kthim prapa në procesin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

MARKETING