BDI: Mashtrimi i S’VLEN-it thellohet, Alternativa vazhdon si parti më vete, me kryetar të ndryshuar fshehurazi

BDI: Mashtrimi i S’VLEN-it thellohet, Alternativa vazhdon si parti më vete, me kryetar të ndryshuar fshehurazi

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me statusin e partive që përbëjnë VLEN-in, duke pretenduar se edhe Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik i veçantë në Regjistrin Qendror.

MARKETING

Description of image

Sipas BDI-së, dokumentet zyrtare tregojnë se në regjistër Alternativa figuron me Zekirija Berishën si kryetar të partisë. Berisha, sipas reagimit, është shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali.

BDI-ja ngre një sërë pyetjesh lidhur me ndryshimin e pretenduar të kryetarit të Alternativës, duke kërkuar të dihet se kur është marrë vendimi, cili organ partiak e ka miratuar atë dhe pse ky ndryshim, sipas tyre, nuk është bërë publik.

“Kur është zgjedhur Zekirija Berisha kryetar? Cili organ partiak e ka marrë këtë vendim? Pse ndryshimi është mbajtur i fshehtë?”, pyet BDI në reagimin e saj.

Sipas partisë opozitare shqiptare, fakti që Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt i veçantë në dokumentet zyrtare bie ndesh me narrativën për bashkimin e partive në kuadër të VLEN-it.

BDI pretendon gjithashtu se edhe BESA vazhdon të figurojë si subjekt politik më vete, me Bilall Kasamin në krye.

“BESA vazhdon të ekzistojë me Bilall Kasamin kryetar. Alternativa vazhdon të ekzistojë me Zekirija Berishën kryetar”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Në përfundim, BDI e cilëson procesin e bashkimit të partive në VLEN si një “mashtrim”, duke akuzuar drejtuesit e koalicionit se partitë, kryetarët dhe strukturat e tyre vazhdojnë të funksionojnë veçmas.

MARKETING