BDI: Kontratë e re – e dyta me radhë me dyshime të reja për Burim Latifin, i cili sërish është në qendër të skandalit në MEPSO

BDI: Kontratë e re – e dyta me radhë me dyshime të reja për Burim Latifin, i cili sërish është në qendër të skandalit në MEPSO

Bashkimi Demokratik për Integrim deklaron se ka dalë në dritë edhe një kontratë tjetër e lidhur me kompaninë ELNOS BL, e nënshkruar në kuadër të një furnizimi publik të MEPSO-s.

Sipas Kontratës me numër 23817/2025, e nënshkruar më 08.07.2025, MEPSO ka lidhur kontratë për furnizim me pajisje me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup, kompani e afërt me Milorad Dodikun nga Republika Srpska, kompani e cila tashmë prej disa ditësh ndodhet në qendër të opinionit publik për shkak të dyshimeve për dëme milionëshe dhe procedura të dyshimta tenderuese.

BDI pyet Burim Latifin:

* Pse sërish të njëjtat kompani fitojnë kontrata nga MEPSO?
* Sipas cilave kritere është përzgjedhur operatori ekonomik?
* A është bërë kontroll i plotë i kompanisë dhe kapaciteteve të saj?
* Kush do të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohen dyshimet për keqpërdorime?

“Në vend të transparencës, opinioni publik po sheh heshtje, fshehje dhe panik. Burim Latifi tashmë prej ditësh shmang përgjigjet ndaj pyetjeve që lidhen me këto kontrata, ndërsa institucionet heshtin përballë indikacioneve serioze për keqpërdorim të mundshëm të mjeteve shtetërore”, thonë nga BDI.

BDI kërkon:

* Hetim urgjent dhe të pavarur për të gjitha kontratat e lidhura me ELNOS BL;
* Publikimin e të gjithë dokumentacionit tenderues;
* Përgjegjësi politike dhe penale nëse konstatohen paligjshmëri.

MARKETING