BDI i reagon VLEN-it: Janë në panik pas skandaleve të korrupsionit, po shpifin për të mbuluar të vërtetën

Nga BDI i kanë reaguar VLEN-it dhe komunikatës së tyre, ku ata, akuzonin se BDI-në e komandon Artan Grubi dhe se ai është ideatori për bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
Sipas BDI-së, VLEN ka humbur kontrollin dhe po sillet si një anije pa busull.
“Pas skandaleve ku zyrtarët e tyre u kapën në flagrancë për korrupsion, VLEN ka humbur kontrollin dhe po sillet si një anije pa busull. Në vend që të japin përgjigje për aferat ku janë përfshirë, tani shpikin teori absurde për të larguar vëmendjen nga skandalet e tyre.
Një parti që ka zyrtarë të akuzuar për korrupsion dhe të përfshirë në afera të rënda nuk mund të flasë për të tjerët. Shqiptarët e shohin qartë se kush po punon për ta dhe kush po tenton të shpëtojë nga ndëshkimi. VLEN nuk ka më as ide, as vizion – vetëm panik dhe shpifje!”, thuhet në reagimin e BDI-së.