BDI: Frikë nga “Fronti Europian” ka edhe Mickoski

BDI: Frikë nga “Fronti Europian” ka edhe Mickoski

BDI përmes një kumtese thonë se nga ky Front Europian nuk ka frikë vetëm opozita shqiptare por edhe lideri i VMRO-së, Mickoski.
”Frikë nga “Fronti fitues Evropian” nuk ka vetëm opozita shqiptare, por edhe Mickoski i VMRO-DPMNE-së. Kryetari i opozitës maqedonase, njëkohësisht edhe shef i koalicionit të ashtuquajtur VLEN, Hristijan Mickoski, duke e ndjerë se partnerët shqiptarë të tij do të pësojnë humbje të thellë më 24 prill dhe më 8 maj, ka thënë se koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” nuk do të jetë e suksesshme.
Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën e Putinit, ka zgjedhur shpifjet dhe fyerjet ndaj koalicionit “Fronti Europian”. Këtë e tha edhe partneri i Mickoskit, vet Izet Mexhiti, brenga e së cilit është ajo që “asnjë parti maqedonase nuk e do BDI-në”.
Bashkimi Demokratik për Integrim i bënë me dije Mickoskit dhe opozitës shqiptare se, sikurse deri më tani, për fituesin te pala shqiptare vendos vetëm votuesi shqiptarë dhe kurrsesi Miskoski, Pavle Trajanovi apo Kremlini.
“Fronti Evropian” do të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve me “+20 deputetë” dhe Qeveria e ardhshme pa asnjë mëdyshje do të vazhdojë rrugën evropiane të vendit.
E përkujtojmë Mickoskin se sot, me Maqedoninë e Veriut udhëheq kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa diplomacinë e udhëheq ministri Bujar Osmani, Presidenti në ardhje i vendit.
Tentimet për të defokusuar vëmendjen do të mbeten vetëm tentime dhe asgjë tjetër, ndërsa do të harrohen pas 8 majit, kur BDI dhe partnerët e koalicionit “PO Evropës, JO Rusisë”, do të shpallin fitoren bindëse të radhës” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

MARKETING