BDI bën thirrje për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së

BDI bën thirrje për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami, më 14 shkurt 2025, në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Nga partia kanë thënë se, ky akt është i papranueshëm dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Bajramit, ndërsa Qeverisë i kanë bërë thirrje të rishikojë urgjentisht praktikën e ekzekutimit të fletarresteve të Serbisë.
“Nuk mund të lejojmë që shteti ynë të bëhet mjet i politikave të Beogradit, në dëm të qytetarëve shqiptarë. Ky është një tjetër rast i papranueshëm i zbatimit të fletarresteve të fabrikuara nga Serbia nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, e cila vazhdon të veprojë pa asnjë filtër verifikimi, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës. Edhe më shqetësuese është fshehja për më shumë se 10 orë e këtij ndalimi nga opinioni publik, një veprim që vetëm sa shton dyshimet për qëllimet e vërteta të këtyre masave”, kanë thënë nga BDI.

MARKETING