Bayern jep “dorëheqjen”, “bavarezët” dalin nga gara për Victor Osimhen

Bayern jep “dorëheqjen”, “bavarezët” dalin nga gara për Victor Osimhen

MARKETING

Pas më shumë se 33 vitesh pritje, Napoli ka mbrëmjen e sotme mundësinë për t’u shpallur kampion i Serie A, padyshim ky një moment historik për “blutë” e jugut të Italisë. Mirëpo, kur mendon sukesin e këtij sezoni, padyshim nuk mund të lihen pa përmendur dyshja e “çmendur” e sulmit napoletan, Kvicha Kvaratskhelia e Victor Osimhen.

MARKETING

Sample Image

Nigeriani ka shënuar plot 26 gola e ka dhuruar 4 asiste në 32 ndeshjet e luajtuar me fanellat e “bluve” këtë sezon, ku nga këto 26 gola, 21 janë shënuar vetëm në Serie A, duke e pozicionuar “bishën” afrikane, si të parin në listën e golashënuesve dhe pretendentin kryesor për fitimin e “Këpucës së Artë” në Itali.

Megjithatë, merkato e verës po vjen dhe duket se Osimhen mund të nisë një “aventurë” të re sezonin e ardhshëm, teksa prej javësh po aludohet për një kalim të mundshëm të nigerianit te “gjigandët” gjermanë të Bayern Munich, mirëpo ditët e fundit ka patur disa ndryshime.
“Bavarezët” mund të ofrojnë deri në 100 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit, mirëpo Presidenti i Napoli-t, Aurelio De Laurentiis nuk pranon më pak se 150 milionë euro, duke i nxjerrë kështu nga gara kampionët gjermanë, të cilët nuk e kanë ndërmend të paguajnë një shumë të tillë.

Me largimin e “bavarezëve” tashmë në garë për “bomberin” afrikan kanë mbetur Manchester United, Chelsea e Real Madrid klube këto që mund ta përballojnë lehtësisht një transferim stratosferik i ky i Osimhen.

MARKETING