Bastisje në Vizbeg të Shkupit, kapet drogë në dy lokacione

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka realizuar bastisje në Vizbeg të Shkupit, ku janë gjetur substanca narkotike, ndërsa është arrestuar një person. Nga MPB thonë se personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Gjatë bastisjes të ushtruar në ambientet e biznesit të tij, me vendim gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë të ngurtë, disa lloje të ndryshme tabletash dhe dy peshore dixhitale. Më pas, po ashtu me urdhër të gjykatës, është kontrolluar shtëpia e tij në fshatin Vizbeg, ku është gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe disa tableta”, njoftoi MPB-ja.

MARKETING