Bastisje në Shkup, janë arrestuar dy dilerë

Bastisje në Shkup, janë arrestuar dy dilerë

MPB kumtoi se sot nëpunës policorë nga SPB Shkup – Njësia për tregti ilegale i privuan nga liria J.J.(22) dhe D.D:(47), që të dy nga Shkupi.

“Pas marrjes së informacioneve operative paraprakisht dhe marrjes së urdhëresës gjyqësore, është kryer bastisje në një banesë në Shkup, gjatë së cilës është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një peshore digjitale”.

“Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.

MARKETING