Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë – ndalohet një person

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë – ndalohet një person

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje (02.06.2026), rreth orës 18:50 në Kumanovë, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.M. (19), nga Kumanova.

Sipas njoftimit, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një mjet për përgatitjen e saj (thërrmuese).

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.

MARKETING