Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohet dileri

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohet dileri

Policia e Kumanovës dje e ka arrestuar Z.D.(34) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, i është gjetur dhe sekuestruar materie pluhur, marihuanë dhe një peshore dixhitale.

Siç njoftoi sot MPB-ja, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

MARKETING