Bashkimi takohet me Brerën, kumanovarët besojnë në fitoren e radhës

Bashkimi takohet me Brerën, kumanovarët besojnë në fitoren e radhës

Pas pikës së fituar kundër Vardarit, skuadra e Bashkimit po përgatitet për duelin kundër AP Brerës në Strumicë. Me të njëjtën qasje si kundër Vardarit dhe pa asnjë nënvlerësim, duket se kjo është receta e suksesit të skuadrës nga Kumanova. Portieri i Bashkimit, Luka Stojkovski, beson se përgatitjet për këtë duel kanë shkuar mirë dhe me energji pozitive do t’i qasen ndeshjes në Strumicë.

“Atmosfera pas sfidës me Vardarin është në një nivel të lartë dhe ne po përgatitemi për ndeshjen kundër AP Brera. Përgatitjet për këtë ndeshje kanë shkuar shkëlqyeshëm. E analizuam mirë kundërshtarin dhe do të shkojmë në Strumicë për t’i mposhtur”, thotë Stojkovski.

Stojkovski beson se Bashkimi do të kthehet me pikë të plota nga Strumica.

“Është një ekip serioz me lojtarë të rinj. Çdo ndeshje është e vështirë, por në Ligën e Parë nuk ka ndeshje të lehta. Nuk e nënvlerësoj kundërshtarin, por kudo që Bashkimi është jashtë, ne synojmë tre pikët, dhe kështu do të jetë edhe tani. Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe duam të kthehemi nga Strumica me tre pikë në Kumanovë”, përfundon Stojkovski.

Ndeshja midis AP Brera dhe Bashkimit do të luhet në stadiumin “Mladost” në Strumicë, në orën 15:00.

MARKETING