Bashkimi siguron mbijetesën në Ligën e Parë

Bashkimi siguron mbijetesën në Ligën e Parë

Bashkimi i Kumanovës ka barazuar 3:3 me Makedonija Gjorçe Petrovin në ndeshjen më interesante të xhiros së 32-të në elitën e futbollit vendor. Me këtë rezultat, skuadra kumanovare ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Ligën e Parë edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja ishte e hapur dhe me shumë gola. Për Bashkimin e Kumanovës, dy herë shënoi Avornio, ndërsa një gol e realizoi Aleksovski. Nga ana tjetër, për Makedonija Gjorçe Petrovin, dy gola i shënoi Kabrakas dhe një Nikoliq.

Në dy ndeshjet tjera të ditës, Rabotniçki regjistroi fitore bindëse duke e mposhtur Shkupin me rezultat të thellë 7:0, ndërsa përballja mes Tikveshit dhe Pelisterit përfundoi me barazim 2:2. /SHENJA/

MARKETING