Bashkimi: FFM të reagojë ndaj thirrjeve nacionaliste në ndeshjen me Vardarin

Bashkimi: FFM të reagojë ndaj thirrjeve nacionaliste në ndeshjen me Vardarin

Bashkimi i Kumanovës ka reaguar pas ndeshjes kundër Vardarit, duke thënë se në minutat e fundit të takimit tifozët vendas përdorën thirrje ofenduese në baza nacionale.

Sipas klubit, në stadium janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” dhe “Dhomë gazi për shqiptarët”, të cilat janë përsëritur disa herë dhe kanë krijuar tension.

Nga Bashkimi thonë se nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga delegati dhe gjyqtari, ndërsa ekipi është tërhequr përkohësisht nga fusha për të mbrojtur lojtarët dhe stafin.

Klubi ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut që të marrë masa ndaj incidentit, duke theksuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten.

“Stop nacionalizmit në futboll”, thuhet në reagimin e klubit.

MARKETING