Bashkimi Evropian da do ta sanksionojë Kinën nëse kalon “vijën e kuqe”

Bashkimi Evropian da do ta sanksionojë Kinën nëse kalon “vijën e kuqe”

BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse armatos Rusinë, sipas një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian.

Kina ka mohuar se do të dërgojë armë në Rusi, por shqetësimet janë ngritur midis aleatëve perëndimorë të Ukrainës, duke përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ai paralajmëroi Pekinin në rast të ofrimit të një ndihme të tillë për Moskën, duke thënë se “mos i dorëzoni asnjë armë agresorit rus”.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, por qëndrimet duket se po ndryshojnë brenda BE-së, raporton skynews.

Scholz dhe presidenti amerikan, Joe Biden pritet të diskutojnë sot rreth shtetit kinez dhe luftës ukrainase kur të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se SHBA-ja nuk ka parë ndonjë tregues se Kina ka marrë një vendim nëse do të dërgojë armë në Rusi.

MARKETING