Basha “nis foltoren”! Ish-kryetari i PD komenton zgjedhjet në takim me të rinjtë

Basha “nis foltoren”! Ish-kryetari i PD komenton zgjedhjet në takim me të rinjtë

Lulzim Basha tregoi se nuk e kishte seriozisht me dorëheqjen e tij.

Pa u mbyllur mirë plagët e disfatës elektorale që Partia Demokratike mori në 14 maj, ish-kryetari u shfaq me një stil që nuk ndryshonte nga stili i foltoreve të Sali Berishës.

“Dua të jesh kryetari dhe kryeministri i ardhshëm“- u pyet Basha nga të rinjtë, i cili u përgjigj: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushate, ju falënderoj për çdo shprehje, do kemi kohe.
Fushatën elektorale Lulzim Basha e ka ndjekur nga ekrani, por pranon se i është dukur më pak interesante se Big Brother, emisioni që theu çdo rekord shikueshmërie nga shqiptarët.

“Me aq sa e ndoqa vete fushatën, fushata vetëm oferte nuk kishte, çdo lloj shprehie tjetër, gjuhë agresive, sulme tallje tallava, por jo ofertë. Politika si instrument për t’i zgjidhur problemet na është kthyer në një Big Brother, por qëllimi i shfaqjes është të zbavitë, për t’u zbavitur“-tha Basha.

Koha larg politikës aktive i ka shërbyer për të reflektuar, si në raport me Ramën ashtu edhe me Berishën.

“Dhe nga ky reflektim kam dal me një konkluzion, raporti duhet përmbysur. Mendoj se 14 maji është data e skadencës së sistemit politik të ndërtuar pas ndryshimeve kushtetuese te 2008 . Të dy janë aktorë të skenës politike qe ngushtuan vendimmarrjen ne pak duar.”-tha Basha.

Edhe pse mbi supe ka një rekord humbjesh, Lulzim nxori nga xhepi një paket zgjidhjes, të cilat nuk ishin të reja.

“PD në vitin 2025 duhet të vijë me lista 100 përqind të hapura. Vetting për politikanët, boll me sharje nga mëngjesi deri në darkë, boll me akuza dhe shpifje. Kufizim mandate për kryeministrin, dy mandate. Për votën e emigranteve. Ftesa ime mos t’ju besojmë politikanëve, por t’ju besojmë vetëm qytetareve. Ftesa ime është te nisim pa vonesë rrugëtimin për këtë ndryshim thelbësor”.

Por, ky rrugëtim i ri Bashës nuk mirëpritet nga deputetet demokrat, të cilët nuk i kanë krahët hapur për ish kryetarin.

Sula: S’duhet të ketë rikthim ne PD ne kuptimin e drejtimit të PD kjo do ishte zgjedhje gabim.

Korreshi: Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duhet bashkuar PD.

Demokratët të cilët kanë në dorë vulën e partisë janë në kërkim të një kryetari të ri, por Jorida Tabaku nuk e ka ende një përgjigje përfundimtare për ta.

Tabaku: Kemi nevoje te nisim një tur dëgjese për të kuptuar si mund të ringrihemi, dhe e rëndësishme është të mos përsëriten gabimet e se shkuarës se pari me problemet qe kemi ne dhe se dyti me nxitimin, i detyrohemi shqiptareve për këtë.

Top Channel

MARKETING