Bardhi, Alioski e Musliu bëhen bashkë te Maqedonia për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut këtë të hëne ka pasur grumbullimin e futbollistëve në Antalia të Turqisë për dy ndeshjet kontrolluese të këtij muaji ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.
MARKETING
Kapiteni Enis Bardhi së bashku me bashkëlojtarët tjerë Ezgjan Alioskin, Visar Musliun e Agon Elezin bëhen bashk për herë të parë në vitin 2024.
Në listën e seleksionuesit Milevski ishte edhe Erdon Daci, por sulmuesi shqiptar pësoi një lëndim dhe nuk mund të kontriboj në përfaqësuesen e vendit për këto dy ndeshje kontrolluese.
Ndërkohë edhe Isnik Alimi për shkak lëndimit nuk do të mund të jetë pjesë e këtij grumbullimi. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë e luan ndaj Moldavisë me 22 mars, teksa tre ditë më vonë përballet me Malin e Zi.
Të dyja ndeshjet luhen në Antalia të Turqisë. /SHENJA/