Barça e frikshme, e vetmja e pamposhtur gjatë 2025-ës

Barça e frikshme, e vetmja e pamposhtur gjatë 2025-ës

MARKETING

Barcelona është e vetmja skuadër mes pesë kampionateve më të rëndësishme në Europë që nuk njeh humbje në vitin 2025.

MARKETING

Sample Image

Katalanasit fituan një ndeshje delikate në Lisbonë (kundër Benfikës në Ligën e Kampioneve) që ishte absolutisht vendimtare për sezonin. “Fantazmat” iu rikthyen në mendje blaugranave pas një tjetër kartoni të kuq në fillimin e takimit duke sjellë në kujtesë ndeshjen kundër PSG-së në “Montjuiç”, ku një karton i kuq për Arauhon në minutën e 29-të i shkatërroi ëndrrat e Barçës për të shkuar më tej në garë.

Nuk ishte e njëjta gjë në “Da Luz”, sepse të besuarit e Hansi Flik jo vetëm arritën të ruanin barazimin 0-0, por edhe me një lojtar më pak mundën të merrnin edhe një rezultat të favorshëm me ta në ndeshjen e vajtjes në 1/8 e finaleve. Një gol i Rafinjës pas një ore lojë ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar një gjysmë bilete për në çerekfinale kryesuesve të kampionatit spanjoll.

Me këtë fitore minimale, por shumë të rëndësishme në transfertë, Barcelona vazhdon të ruajë firmën e shkëlqyer në vitin 2025, ku nuk ka humbur ende dhe që nga e mërkura është skuadra e vetme në pesë ligat kryesore në Europë që mund të mburret me këtë. PSG-ja ishte skuadra tjetër që nuk kishte humbur ende këtë vit, por ishte Liverpuli që i shkaktoi një humbje të dhimbshme në “Parc des Princes” (0-1). Kjo i ka dhënë mundësi Barcelonës të jetë e vetmja skuadër e pathyer në këtë vit kalendarik.

ECURIA – Skuadra e Hansi Flik ka zhvilluar 15 ndeshje në vitin 2025: shtatë në La Liga, tre në “Copa del Rey” (Kupa e Mbretit), tre në Champions League dhe dy në Superkupën e Spanjës. Ata kanë regjistruar 13 fitore dhe tre barazime, një kundër Getafes në “Coliseum” (1-1), një tjetër kundër Atalantës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League (2-2) dhe e fundit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Atletikos së Madridit (4-4). PSG-ja, përveç Barçës, ishte skuadra e fundit që u thye në vitin 2025. Para saj ishte Bajerni i Mynihut që ra, teksa u mund 2- 3 nga Fejnordi më 22 jan

MARKETING