Barça e do Zahan

Barça e do Zahan

Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e anësorit të Crystal Palace dhe Bregut të Fildishtë, Wilfried Zaha, në fund të sezonit si zëvendësim i Memphis Depay, i cili është afër largimit nga ‘Camp Nou’, raporton ‘Evening Standard’.
Katalonasit duhet ta fitojnë garën kundër gjigantëve të Serie A, Juventusit për ta bërë të vetin Zaha-n.
Menaxheri i Crystal Palace, Patrick Vieira, ka thënë se Zaha është një lojtar i rëndësishëm i skuadrës së tij, megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që lojtari të largohet nga Palace.

“Ne e dimë situatën, duam ta mbajmë atë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin dhe ai është i dashur këtu”, tha ai.

“Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë të bëjë ai. Ajo që ka rëndësi është përkushtimi që ai po tregon në ndeshje”, theksoi Vieira.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif